Spanja dhe Italia janë rivalë të vjetër, por kur rivaliteti mes tyre të kthehet në ndeshjen vendimtare eliminatore për Botëror, të shtunën, gjithë sytë do të jenë te Marco Asensio dhe Andrea Belotti, dy të rinjtë që kanë rifreskuar opsionet në sulm të përfaqësueseve përkatëse.
Sulmuesi anësor i Real Madridit, Asensio 21-vjeçar dhe sulmuesi i Torinos, Belotti (23), munguan kur Italia e eliminoi Spanjën vitin e kaluar nga Euro 2016, por që nga atëherë kanë lulëzuar në dy prej sulmuesve më atraktivë në Evropë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Ish-kampionët e botës gjenden në krye të renditjes së Grupit G me nga 16 pikë secila, dhe fituesi i ndeshjes të së shtunës do të jetë në pozitë për të siguruar vendin e parë në grup dhe të kualifikohet drejtpërdrejt në Botërorin 2018. E dyta në grup do të duhet të nxjerrë biletën nëpërmjet barazhit.
Kyç në shpresat e Italisë për t’u larguar triumfuese nga “Santiago Bernabeu” është Belotti, që stinorin e kaluar shënoi 26 gola për Torinon dhe ka shënuar katër gola nga katër ndeshje në fushatën eliminatore të Italisë…, përgatiti Koha. (b.an)