Ne mjediset e kompleksit ujor “Akuadromi” ne Tirane jane zhvilluar per dy dite garat e vlefshme per Kupen e Shqipërisë në not për të rritur.
Ne kete aktivitet kane marre pjese 14 ekipe me afro 220 notare te te gjitha moshave per meshkuj e femra.
Gjate garave u thyen 5 rekorde kombetare (4 per moshat dhe nje per te rritur).
Rekordi per te rritur u thye nga Justin Arapaj i Butrintit ne garen e 200 m stil shpine, me kohen, ‘2.”21.17, nje rekord i vendosur para 29 vjetesh.
Ne perfundim te aktivitetit, vendin e pare per femra e per meshkuj e fitoi ekipi Stela.
Veprimtarite e vitit 2017 per Federaten Shqiptare te Notit do te mbyllen me maratonen mbarekombetare, qe do te zhvillohet ne Sarande me 9 e 10 shtator. /atsh/b.d