Sekuestrohen 517 kg kanabis dhe 1440 fishekë, ndërsa është arrestuar një person dhe po hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zhapokikë. Pas informacioneve në rrugë operative, Neim Bishanit i janë gjetur në banesën e tij në fshatin Zhapokikë 60 thasë me 517 kg kanabis dhe 1440 copë fishekë luftarakë.
Neim Bishani 54 vjeç u arrestua, ndërsa akuzohet për kultivim kanabisi dhe mbajtje pa leje të municioneve. Kryeplaku i fshatit Zhapokikë Q.R. 63 vjeç po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
ma.me