Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një punonjës polici, i cili dyshohet se informonte kultivuesit dhe trafikantët e drogës për operacionet. I arrestuari është N/Komisar Shpëtim Kripa 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvinës.
Shpëtim Kripa në disa raste ka bashkëpunuar me persona të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. 32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.
Vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet. SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.
ma.me