Kanë zgjatur më shumë se 12 orë negociatat, që i shpetuan jeten babait te dy femijeve, i cili kercenonte se do te hidhej nga një ndërtesë në Maminas. Policia ka mundur ta binde ate vetem pas mesnates, qe te zbrese poshte e te heqe dore nga ajo qe kishte vendosur per t’i dhene fund jetes.
Ai është shpëtuar nga dy punonjës policie të Komisariatit të Shijakut, të cilët, në momentin që ka tentuar të hidhet, e kanë kapur në pjesën e gjymtyrëve të poshtme, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre. Në ndihmë të Policisë kanë shkuar edhe Forcat Renea, Zjarrëfikësja dhe Ambulanca e qytetit. Ai është Klodjan Hasa, 28 vjeç banues në Dibër, i martuar dhe me dy fëmijë. Policia e Durrësit thotë se ai është dëguar në spital, nën mbikëqyrje të doktorëve, pasi shkaku që e çoi drejt një veprimi të tillë ishte gjendja e rënduar psikologjike.
ma.me