Policia vijon aksionin për paranalimin e ndërtimeve në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm në kryeqytet është arrestuar një person,tre janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Tiranë, 1 i arrestuar, 3 procedohen penalisht dhe dy të shpallur në kërkim
Arrestohet për ndërtim të paligjshëm shtetasi :
– Flamur Miha, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse.
Janë proceduar në gjëndje të lirë për ndërtim të paligjshëm shtetasit :
– H.F., 75 vjeç, A.H., 67 vjeç dhe Z.T., 63 vjeç.
Janë shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm shtetasit :
– I.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse.
– U.A., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të tij ka kryer punime pa lejen përkatëse.
Punohet për shoqërimin e shtetasve :
– A.O., 26 vjeç dhe A.C., 43 vjeç (banues në Tiranë) pasi në banesë kanë kryer punime pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Bulqizë, procedohen penalisht 3 persona
Vijon zbatimi i planit të masave për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të paligjshmërisë”
Procedohen penalisht 3 shtetas për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë lidhur me rastet e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për këtë qëllim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
A.H, 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen Strikçan ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
F.F, 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen Sopot, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
A.K, 47 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen Minatori, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Fier-Lushnje, procedohen penalisht 5 persona
Në vijim të zbatimit të planit të masave ndaj ndërtimeve pa leje, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Fier dhe Lushnje, referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
-V.M, 40 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, pasi u kap duke ndertuar në tokën në pronësi të tij një objekt pa leje.
-K.B, 43 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi në tokën në pronësi të tij u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
-V.P, 34 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier, pasi u kap duke ndëtuar në tokën në pronësi të tij një objekt pa leje.
-E.Sh, 23 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
-F.Sh, 58 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, pasi në fshatin Ballagat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal./a.m.