Në Karakas të Venezuelës civilët kanë nisur të trajnohen ushtarakisht, pas kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump me ndërhyrje ushtarake. Civilët po mësojnë si ta mbajnë baterinë kundërajrore, si ta montojnë armën gjysmë-automatike, dhe si ta përdorin pushkën.
“Ndihem e përgatitur por duhet të përgatitemi edhe më shumë”, ka thënë Francis Bello, njëra prej civileve që mori pjesë në trajnim.
“Kjo është për mëmëdheun”, ka thënë Omaria, një tjetër civile.
Venezuela veçse e ka një ushtri me 230 mijë pjesëtarë dhe më shumë se një milionë rezervistë.
“Ajo cka po shohim këtu është uniteti i popullit dhe ushtrisë kundër veprimeve ndërhyrëse të presidentit Donald Trump, i cili dëshiton t’i fusë këmbët në Venezuela”, ka thënë gjenerali Carlos Jose Rodriguez.
Venezuela është duke u përballur me një krizë të madhe politike, me protesta të përditshme që kanë zgjatur për muaj të tërë.
Dhe gjërat nuk janë duke u përmirësuar pasi presidenti Trump vendosi sanksione tjera ekonomike ndaj Venezuelës.
Ndërsa, presidenti i Venezuelës, Nocilas Maduro, ka thënë se vendi i tij është duke e përjetuar momentin më të keq në marrëdhëniet me qeverinë amerikane. /ma.me