Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në qytetin e Vlorës qeverinë e re, e cila përbëhet nga 13 ministra.
Burime pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dije se takimi informal ka si qëllim caktimin e kompetencave për secilën ministri. Kjo, pasi një sërë ministrish janë shkrirë apo bashkuar.
Një tjetër pikë për t’u diskutuar është pritet të jetë edhe përcaktimi i institucioneve të varësisë. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme ministrave do t’u komunikohen edhe godinat se ku do të vendosen disa prej ministrive.
Takimi vjen një ditë pasi kabineti “Rama 2” u zyrtarizua në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në vitin 2013, Rama mblodhi për herë të parë qeverinë po në Vlorë, qytet ky ku vetë kryeministri ka dalë si deputet.
Kabineti “Rama 2”
Zv.Kryeministre – Senida Mesi
Ministër Shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve – Pandeli Majko
Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato
Ministria e Punëve të Jashtme – Ditmir Bushati
Ministria e Punëve të Brendshme – Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes – Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjonaj
Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomise dhe e Punes – Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit, Sporteve dhe e Rinisë – Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës – Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural – Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit – Blendi Klosi