Në Bruksel vazhdon sot raundi i tretë i bisedimeve për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Sekretari për Brexit, David Davis, dëshiron zgjerimin e diskutimeve edhe me çështjen e tregtisë.
Por, BE këmbëngul që të ketë përparim në çështjen e të drejtave të qytetarëve, kufirin me Irlandën dhe ligjin për ndarje, përpara se të vazhdohet me çështje të tjera.
Të dyja palët kanë thënë se nuk ka perspektiva reale për marrëveshje në këtë raund bisedimesh.
Britania duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit 2019, dy vjet pasi kryeministrja britanike, Theresa May, ka nisur zyrtarisht procedurën e shkëputjes. /REL/b.d