Një grua gjermane, 51 vjeç, ka humbur jetën për shkak të lëndimeve të marra nga sulmi me fugon në qytetin spanjoll të Barcelonës, i cili ndodhi në 17 gusht.
Ndarja e saj nga jeta e çon numrin e viktimave nga sulmi terrorist i realizuar nga militantët islamik në Barcelonë dhe pranë qytetit të Cambrils në 16.
Sulmi terrorist tronditi rajonin e Katalunjës gjashtë javë përpara një referendumi të “paligjshëm” për pavarësi nga Spanja.
Prania e mbretit Felipe në marshin memorial të viktimave të dielën nuk u mirëprit nga katalanasit.
Një grup jihadistës i përbërë nga 12 terrorist është fajësuar për sulmin. 8 prej tyre janë vrarë nga policia spanjolle, ndërsa katër të tjerë pritet të dalin para gjykatës në Madrid. /b.d