Analisti Ramush Tahiri propozon që për të dalë nga gjendja aktuale politike, të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse teknike 1 vjeçare me mandat të qartë: ndryshimet në kushtetutë, reformë zgjedhore, përfundimin e demarkacionin dhe asociacionin. Ai thotë për Rtv21 se një qeveri e tillë me mandat një vjeçar do të ishte një shpëtim nga kjo gjendje aktuale politike.
“Forumi i partive politike, a mblidhen te Presidenti apo mblidhen në Kuvend të merren vesh që ta krijojnë një Qeveri gjithpërfshirëse teknike për një vit, e cila do të ketë mandatin e qartë, domethënë të bëjnë ndryshimet në Kushtetutë, të bëjë reforma zgjedhore, të përfundojë demarkacionin, të përfundojë Asociacionin, ta vazhdojë reformën në drejtësi, gjyqësi, t’i bëjë luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit me rezultate të matshme dhe ta qojë përpara agjendën e integrimeve europiane.
Një qeveri e tillë me mandat një vjeçar e zgjedhur prej personave profesional, të pa korruptuar, domethënë që nuk kanë qenë në pushtet do të ishte një shpëtim nga kjo gjendje duke i bërë të gjitha përmirësimet, edhe ligjore, që mos të gjendemi në një zgrips të tillë çfarë jemi gjend tash për shkak të ndonjëherë edhe procedurave të paqarta’, tha Tahiri. (b.an)