Teksa ka ftuar Edi Ramën për të mbajtur fjalën e rastit në Asamble, Gramoz Ruçi ka bërë një lapsus nga nxitimi, por që e rregulloi në moment.
“Sipas statutit Partia Socialiste parashikon që kryetari i Partisë është edhe Kryeministër… Ftoj kandidatin për President… më falni për Kryeministër” – tha Ruçi ndërsa u shoqërua me qeshje nga salla.
Ruçi njihet si “dora e hekurt” në PS, që iu përgjigj kërcënimit të Ilir Metës për mosdekretim të qeverisë edhe me shkakrimin e mundshëm të tij nga posti i Presidentit.
Mesa duket, Gramoz Ruçit nuk i ka dalë ende inati me Metën… /JavaNews/b.d