Policia ka arrestuar këtë të dielë një 67 vjeçar, personin që besohet se është përgjegjës për djegien e një sipërfaqeje prej 2 dynymësh në barishte e ullinj, në fshatin Godolesh.
Policia sqaron se 67 vjeçari me inicialet B.Ç nga pakujdesia e treguar ka djegur sipërfaqen e madhe të barishteve si dhe rreth 35 rrënjë ullinj të moshave të ndryshme.
NJOFTIMI:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit B.Ç., 67 vjeç banues në fshatin Godolesh.
Ky shtetas në fshatin Godolesh në vendin e quajtur Pjeç nga pakujdesia dyshohet të ketë djegur me zjarr një siperfaqe 2 dylym, barishte e ullinj.
Gjithashtu janë djegur pjesërisht 35 rrënjë ullinj të moshave të ndyshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.