Komandant Tivari i shkruan Ali Ahmetit: Ata që të bënë Komandant i vrave në Kumanovë
Ish-luftëtari i UÇK-së i njohur me emrin si Komandant Tivari përmes një letre publike të publikuar ka drejtuar disa akuza dhe pyetje në adresë të kryetarit të BDI-së, duke e pyetur për rastin e Kumanovës.
Ja letra e plotë e publikuar, marrë nga “Bota sot”:
Ka ardhur koha. z. Ali Ahmeti ju pranuat se disa prej djemve të vrarë në Kumanovë i njihnit, ishin bashkluftët e tu ne 2001! Ju pranuat se e dinit se sëshpejti në Kumanovë do të ndodhte një gjë e tillë! Ju pranuat se ata ishin të mashtruar, apo të keqpërdorur nga individ apo grup të caktuar njerzish! Ju pranuat se ata djemt e armatosur në Kumanovë j’u kërkuan ndihmë për të dalë nga rrethimi, që ju me mundësit tuaj ti krijonit mundësin për tu larguar dhe sipas jush, ata ju kan telefonuar se gjenden të mashtruar, kan gabuar dhe ju kërkojnë ndihmë juve ! Ju pranuar se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë probleme etnike me maqedonët! Ju pranuat direkt apo indirikt se këta djemtë ishin grup terrorrist! Ju nuk pranuat, apo nuk guxuat të deklaroni se këta djemtë ishin patriota! Ju nuk pranuat se shqiptarët në Maqedoni konsiderohen apo trajtohen si majmunë, si rracë e ndyrë, rracë indjanësh! Ju nuk pranuat, apo nuk goxuat të deklaroni se marrveshja e Ohrit nuk është zbatuar asnji moment! Ju nuk pranut, apo nuk guxuat të deklaroni se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare! Ju nuk pranuat, apo nuk guxuat të deklaroni se terrorri i qeveris maqedoni ka si prapavij politike e strategjike qeverin e Beogradit dhe ajo sdo të ndalet kurrë! Ju nuk pranuat, apo nuk guxuat të deklaroni se Maqedonia po sllavizohet dit e më shumë!
z. Ali Ahmeti Tani na jepet e drejta të kthejmë kohën mbrapa, ti thërrasim kujtesës, të sjellim në mëndje luftë e 2001, të analizojmë shkaqet, arsyen dhe qëllimin e asaj lufte?! Përse lufta u mbyll pa realizuar qëllimin? Përse nuk u pyet i gjithë faktori ushtarak? Përse nuk i dorzuan armët të gjithë luftëtarët , por ata përfunduan ashtu si …?! Përse ju nuk pranoni, apo nuk guxoni të deklaroni se situata në Maqedoni është po e njëjtë si në vitin 2001?! Kush nuk ju lë të flisni e të veproni për interesat e shqiptarëve në Maqedoni ? Gjëja më e mirë për ju në këtë moment është;
1) Të distancoheni nga dhuna e shtetit terrorristo-fashist!
2) Të pranoni se keni gabuar me apo pa qëllim.
3)Tradhëtia është bërë, nga shumë arsye dhe faktorë. LARGOHU !
4) U azgjesua grupi i luftëtarëve që kundërshtuan marrveshjen e 2001, me në krye komandant TELIN. LARGOHU !
5) U azgjesua grupi i luftëtarëve me në krye Arrun Aliun. LARGOHU !
6) Ju menduat se vdiqën trimat dhe askush nuk do na i prishi qetsinë dhe rëhatinë e pushtetit, por gabuat. LARGOHU !
7) Tani u mblodhën qëllimisht nga një mëndje dhe dorë e qelbur, tradhëtare djemtë më të mirë të kombit shqiptar dhe u masakruan barbarisht ne Kumanovë, në Kumanovën e rezistencës, në LAGJEN E TRIMAVE dhe ju paturpsisht i quani aventurier. LARGOHU ! LARGOHU TI HAPESH RRUGE LIRISE SE SHQIPTAREVE!!!