Pas batutës së Edi Ramës që i dha Cyril Muller, Zëvendës Presidentit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, se në takim pranoheshin ata që ishin pa kollare, siç duket ky i fundit ka vënë në zbatim ‘këshillën’ e kryeministrit tonë.
Në foton zyrtare që bënë të gjithë liderët dhe delegacioni i pranishëm në Vilën Qeveritare, ku po mbahet aktualisht takimi i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, shihet se Cyril Muller ka hequr kollaren.
Ashtu siç shihet edhe në foton në fjalë, asnjë prej të pranishëmve nuk ka veshur kollaren, ndërsa Rama nuk ka hequr dorë nga atletet e tij të preferuara.