Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 146 kg kanabis. Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në trajtën e gjetheve dhe kërcejve.
Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
a.ç