Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ndajë këtë mëngjes me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ pamje nga Manastiri i Ardenicës.
Pavarësish se sot do të ketë një axhendë të ngjeshur, për shkak edhe të takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës, Rama u ka uruar shqiptarëve një ditë sa më të mbarë.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë pamje të lindjes së diellit në Manastirin e Ardenicës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, citohet në mesazhin e Ramës.
Ndërkohë, mes komenteve pozitive, kishte edhe nga ata qytetarë që kritikonin kryeministrin. Një komentues i shkruan Ramës se ai nuk ka ndrita, ndërsa një tjetër i kujton ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën 4 veta në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Me ironi qytetari i shkruan Ramës se ky i fundit qenka bërë murg, ndaj i bëri thirrje që të bëjë drejtësi për ’21 Janarin’.