Qeveria pezullon 190 projekte të komunave
Qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht financimin e 190 projekteve infrastrukturore që kanë si autoritet kontraktor komunat. Vendimi i Këshillit të Ministrave tashmë ka marrë fuqi ligjore dhe prek investime në shkolla, ujësjellësa e rrugë. Referuar vendimit, pezullimi i përkohshëm është bërë për projektet në vazhdim, me cikël financimizbatimi 2012-2015, me autoritet kontraktues “Komunat”, të financuara me vendim të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve. “Tv Scan” thotë se pezullim i veprimeve financiare do të zgjasë deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të bashkisë së re, dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve të kontratave pranë saj, si “autoritet kontraktues”.