E ulën në avion me një “trashaluq” që kollitej, kërkon 160 mijë euro
Një pasagjer i Etihad Airlines ka ngritur një padi të habitshme kundër kompanisë ajrore në një gjykatë të Australisë. Burri pretendon se ka pësuar dëmtime “të rënda” sepse është dëtyruar të qëndrojë i ulur pranë një pasagjeri të shëndoshë, i cili “kollitej shumë”. James Andres Bassos, 38 vjeç, kërkon dëmshpërmblim prej 227 mijë dollarë australianë, sepse pretendon se ka qenë i detyruar të ngushtohet në ndenjësen e tij, për shkak të fqinjit obez.
Pas pesë orë udhëtimi, ka kërkuar që ta spostojnë diku tjetër, por stafi i avionit ka refuzuar. Pasagjeri pretendon se ka pësuar një ndrydhje të shpinës, nga qëndrimi i gjatë në ndenjësen e tij pranë burrit të shëndoshë që kollitej.