Saviano i shkruan Renzit: Jepi duarve, kryeministër!
Jugu i Italisë po kthehet në një shkretëtirë, prej të cilës po ikën edhe vetë Mafia. Janë këto mesazhet e një letre të hapur që publicisti i famshëm italian Roberto Saviano i ka dërguar kryeministrit Renzi. Në këtë mesazh ai shprehet se Jugu i Italisë nuk po i kthehet kulturës së punës, aq sa edhe Mafia po largohet nga ky rajon i Italisë. Sepse sipas tij, Jugu është një vend ku nuk investohet më, po vetëm ku vidhet. Aty nuk rrjedhin më as paratë e përgjakura të Mafies, sepse askush nuk do të investojë më aty.
Me një logjikë e cila do t’i shkonte më së miri edhe shoqërisë shqiptare, Saviano përshkruan sesi për të kryer një veprim të thjeshtë në administratën e shtetit, duhet të japësh para nën dorë. Në Jug të drejtat blihen, thotë Saviano.