Policia e Janinës kishte marrë informacion për një 37-vjeçar shqiptar, i cili po trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj.
Sapo ai kaloi ilegalisht nga kufiri i gjelbër, 37-vjeçari u kap në Delvinaki gjatë një aksioni policor.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa u arrestua pa bërë rezistencë. Atij ju gjetën dhe sekuestruan 49 kg kanabis, një kallashnikov me 29 fishekë dhe dy celularë. Droga ishte e ndarë 3 thasë të ndryshëm.
Autoritetet greke janë duke vazhduar hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.
ma.me