Një grup shqiptarësh dhe romësh janë përshirë në një sherr masiv mes tyre jashtë një lokali plazh në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të 21 gushtit në zonën e Αλυκές Χαλκίδα, ndërsa policia greke nuk kishte nxjerrë deklaratë për ngjarjen.
Përleshja është zbuluar nga mediat lokale greke, të cilat shkruajnë se 3 shqiptarë u përfshinë në një sherr masiv me gjashtë romë. Dy prej shqiptarëve u plagosën rëndë dhe u dërguan në spital, të cilët kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Sipas mediave, policia nuk ka arrestuar asnjë prej autorëve, pasi mundën të largoheshin.
ma.me