Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic i është bashkangjitur debatit për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë, që kulmuan me tërheqjen e stafit të diplomacisë serbe nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Kam qenë shumë herë në Maqedoni si president dhe ka qenë e rëndësishme për mua që të zgjidhen disa çështje që është dashur t’i tejkalojmë. Një ndër çështjet kryesore është për çështjen me kishën. Kjo do të ishtë çështja që do të frenonte zhvillimin e përbashkët mes dy shteteve fqinje. Nga ana tjetër jemi të lidhur shpirtërisht nëpërmjet krijimit të famijeve të përbashkëta” ka thënë mes tjerash Tadiç, në manifestimin për festivalin ”Vera e Ohrid” të mbajtur në Beograd.
”Kemi folur me historianë dhe shkencëtarë nga Maqedonia. Pas diskutimit me ta, e kam kuptuar se ndjehem fajtor se nuk ju kam kërkuar falje popullit maqedonas për të kaluarën që në njëfarë forme ka prekur interesat e tyre nga bëmat e shtetit që përfaqësoja” ka përfunduar Tadiç.
a.ç