Skënderbeu po luan kundër Dinamos së Zagrebit një nga përballjet më deçizive në historinë e klubit pasi për herë të parë një ekip shqiptar mund të kalojë katër ture dhe të bëhet pjesë e fazës së grupeve te “Europa League”, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.
Në takimin e sotëm korçarët kanë një avantazh të lehtë pasi në ndeshjen e parë në stadiumin “Maksimir” morën një barazim 1-1. Sot, në “Elbasan Arena” ekipit të drejtuar nga Ilir Daja mund t’i mjaftojë edhe rezultati i bardhë 0-0, ose një fitore, por çdo barazim me 2 gola e lart do të jetë shkatërrues për Skënderbeun.
Gjithsesi juglindorët do të bëjnë të pamundurën për të qenë pjesë e “Europa League” pasi sot në Elbasan do të kenë mbështetjen e pakufizuar të tifozëve. Ndërkohë që dy skuadrat kanë bërë zyrtare formacionet me të cilat do të zbresin në fushë.
Minutë pas minute
45’+2 Përfundon pjesa e parë me një Skënderbe që mbyll kundërshtarin në mbrojtje