Nuk janë të rralla rastet e abuzimeve me varfërinë e familjeve rurale në zona të thella të Shqipërisë. Në këto kushte, familjet ekstremisht të varfra kanë pranuar të martojnë vajzat me familje me tjetër kombësi në këmbim të një shumë modeste parashë.
RTV 21 në Maqedoni ka realizuar një dokumentar, ku përmes personazheve konkrete dhe rrëfimet e tyre tregojnë se vajzat nga Shkodra dhe Dibra janë “shitur” dhe janë martuar për 500 euro me familje maqedonase, në një fshat që quhet Kosovë.
Sipas dokumentarit, maqedonasit kanë gënyjer familjet e varfra shqiptare duke u thënë se jetojnë në Kosovë, por pa i sqaruar se bëhet fjalë për një fshat të thellë në Maqedoni dhe jo për shtetin e Kosovës. /ma.me