Një pemë disa vjeçare është rrëzuar në qendër të kryeqytetit farë pranë “Ushtarit të panjohur”.
“TemA” raporton se pema ka shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin rreth saj.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi pema e lartë ra në një moment kur ajo pjesë e rrugës s’ishte e populluar.
Në vendngjarje ndodhen specialistet e Bashkisë Tiranë dhe policia e shetit të cilët po merren me hapjen e rrugës.
Mësohet se janë shkaktuar disa dëme të vogla materiale tek automjetet që ndodheshin aty si edhe kabllojve të energjisë elektrike./a.ç