Tre muaj pas marrjes së funksionit nga presidenti, Emmanuel Macron, një në dy francezë, 50 për qind mendojnë se është shumë herët për të vlerësuar punën e tij, por 36 për qind e gjykojnë zhgënjyese, sipas një sondazhi të Elabe publikuar sot.
“Vetëm 14 për qind të personave të pyetur e vlerësojnë punën e presidentit të kënaqshme”, sipas këtij sondazhi për BFMTV.
Imazhi i presidentit po përkeqësohet në raport me muajin korrik. Nëse 73 për qind e francezëve e gjykonin dinamik, tashmë ka 11 pikë më pak se muajin e kaluar. Rreth 60 për qind (-8) e personave të pyetur mendojnë se ai kërkon vërtet t’i ndryshojë gjërat dhe 54 për qind (-5) që ai është i aftë të reformojë vendin.
Imazhi i kryeministrit, Eduard Philippe mbetet pak i strukturuar. Rreth 57 për qind e gjykojnë dinamik dhe 55 për qind mendojnë se ai kërkon vërtet të ndryshojë gjërat, por vetëm 47 për qind besojnë se ai është i aftë të reformojë vendin. Sondazhi u realizua në harkun kohor të 22-23 gushtit me rreth 1 004 persona nga mosha 18 vjeç e lart.
ma.me