Shoferi i këtij “Range Rover” zgjodhi ta parkoj ë makinën e tij mbi disa varre në varreza.
Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, dhe sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re e pa irrituara shumë persona. Shoferi është shfajësuar duke thënë se nuk kishte pasur vend për parkim, por sipas një banori që kishte kontrolluar, tha se kishte hapësira të disponueshme.
Banorët u irrituan shumë nga ky veprim, duke e etiketuar si mungesë respekti ndaj atyre që prehen në ato varre.
“Unë nuk mund ta besoja këtë, kur e pashë u shokova, kishte edhe lule të freskëta në një nga varret. Kjo është mungesë totale respekti”, tha një dëshmitarë. /ma.me