Policia ka asgjësuar 412 bimë kanabis, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më datë 22.08.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vileboshtovë, Gosë afër lumit Shkumbin janë evidentuar dhe asgjësuar 412 rrënjë bimë kanabis.
Ende nuk dihet se kush kanë qenë kultivuesit, ndërsa vijojnë kërkimet për zbulimin dhe arrestimin e tyre.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 i Kodit Penal.
a.ç