Policia e qytetit të Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një 22- vjeçari. Në pranga ka rënë Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Arrestimi i Ahmetaj u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
a.ç