Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit me inicialet Rr. P. ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale.
Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së të moshuarit.
Pas njoftimit ka mbërritur policia duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Ndërkohë që është marrë në pyetje edhe pronari i banesës që iu vendos eksplozivi për dyshimet dhe konfliktet që mund të ketë pasur. /b.d