Ky person, sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA. Ndërsa personi i therur është një serb 37 vjeçar, pronar i një lokali, transmeton albinfo.ch. Veç pronarit të përmendur, në natën fatale ishte sulmuar edhe shoqëruesi i tij, i cili kishte pësuar lëndime të rënda.
Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari ia kishte bërë gruas që ishte në shoqëri të të dyshuarit: “çfarë çmendie, në këtë orë të vonshme të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.
Por kjo thirrje e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i kishte drejtuar sharje të rënda me konotacion homofob dhe seksual.
37 vjeçari dhe shoqëruesi i tij 28 vjeçar kishte dalë matanë dhe ia kishte kthyer sharjet, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe ka lënduar me të fillimisht 28 vjeçarin e pastaj e kishte goditur disa herë me thikë në afërsi të kafenesë së tij 37 vjeçarin. Pas kësaj i dyshuari për vrasje së bashku me shoqëruesen e tij kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
37 vjeçari ka vdekur më vonë në spital.