Katari është duke përgatitur mrekulli për Kupën e Botës, e cila do të mbahet me 2022
Vendimi për caktimin e Botërorit të futbollit në vitin 2022 në Katar u shoqërua me polemika dhe skandale të panumërta mbi ryshfetet e paguara, korrupsionin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, si dhe kushtet çnjerëzore të punëtorëve të importuar nga vendet e varfëra.Por tani, oazi i Lindjes së Mesme synon të lërë mbresa me arkitekturën dhe ambientet e tjera.Komiteti organizativ i Kupës së Botës zbuloi projektin e stadiumit “Al Thumama”, një prej 8 strukturave që do të presin ndeshjet e Botërorit në vendin e Gjirin Persik, shkruan Top Channel.
Me planin e fundit, bëhen 6 stadiumet që kanë zbuluar projektet, njëri më i bukur se tjetri, por ende larg realizimit përfundimtar.
Stadiumi “Al Thumama” do të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të jetë jo vetëm një oaz feste për tifozët, vetëm 4 kilometra larg Dohas, por gjithashtu bazë për disa ekipe. Struktura sportive ka formën dhe imazhin e “Gahfiya”-s, kapelja karakteristike e bardhë e veshur nga burrat në vendet myslimane arabe.
Brenda stadiumit nuk do të ndihet aspak i nxehti sfilitës i shkretëtirës. Sistemi ftohës i një teknologjie inovative do ta çojë temperaturën deri në 18 gradë Celsius.
Pjesë e projektit të stadiumit do të jenë edhe disa fusha sportive basketbolli, volejbolli, një pistë atletike dhe një qendër hipizmi. (b.an)