Mbi 5 mijë kokrra ekstazi me formën e kokës së presidentit amerikan Donald Trump u sekuestruan nga policia gjermane. Në pranga ranë babë e bir, që i transportonin ato nga Holanda. Tabletat kanë një vlerë tregu prej rreth 40 mijë dollarësh.
Mbështetësit e tij, Donald Trump nuk i ngazëllen vetëm përmes deklaratave, që çudisin botën mbarë. Efekte çudibërëse tashmë shkaktojnë edhe disa tableta ekstazi, me formën e kokës së tij, që qarkullojnë në tregun e zi europian.
Rreth 5 mije tableta ekstazi me vlerë tregu 39 mijë euro, sekuestroi policia gjermane gjatë një kontrolli në Osnabryk, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë. Ato u zbuluan rastësisht në një automjet që vinte nga Holanda. Në pranga ranë babë e bir, 51 dhe 17 vjeç.
Krahas tabletave, atyre iu gjet edhe një shumë prej më shumë se 11 mijë eurosh. Siç thanë ata, blerja nuk kishte përfunduar, pasi me shumën e eurove të sekuestruara do të paguanin për blerjen e tabletave tek shitësit me shumicë, për të bërë më pas shpërndarjen e tyre në tregun e zi. Me shumë gjasa, tabletat do të shiteshin në Austri, pasi mjeti me të cilin kryhej transporti ishte regjistruar në atë vend. Ndaj transportuesve, policia gjermane lëshoi mandat arresti.
a.ç