Një tjetër shkollë në Tiranë është gati të presë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor që çelet më 11 shtator, njofton Bashkia e Tiranës.
Ndërmarrjet kanë përfunduar rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “26 Nëntori”, duke mundësuar tashmë kushte më të mira vogëlushët që zhvillojnë mësimin e këtë shkollë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka falënderuar për këtë të gjithë ata që punuan në këto ditë vere.
“Faleminderit duarartëve tanë që përfunduan investimet tek Shkolla 26 Nëntori në kohë rekord, gati për engjëjt tanë dhe 10-at e tyre!”, shkroi Veliaj në rrjetin social facebook, ku dhe publikoi disa foto nga punimet e realizuara në këtë shkollë./b.d