Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit.
Mjeti tip fuoristade i Drejtorit të spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas.
Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje , mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit.
Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Gjovalin Bushi i kontaktuar nga tvklan.al ka konfirmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit.
“Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”.
Tvklan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec.