Fansat e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me aktivitetin e klubit në këtë afat kalimtar, dhe me këtë aktivitet të klubit anglez nuk është as ish-kapiteni dhe legjenda e klubit nga Anfield Road, Roonie Whelan.
Whelan në një intervistë për Irish Independent ka kritikuar Liverpoolin, duke thënë se po duket shumë amatore në përforcimin e skuadrës, transmeton Koha.net.
“Krahasuar me bizneset që kanë bërë Manchester Unitedi e Manchester City, Liverpooli dhe Jurgen Kloppi duken amator.
Edhe më keq, Ronald Koeman dhe Evertoni kanë shpenzuar thuajse kanë gjetur një pemë të parave. Klopp ka disa vrima të mëdha në skuadër, dhe siç duken gjërat nuk do të ketë para më për të shpenzuar, përveç nëse shitet Coutinho te Barcelona”, thotë Whelan. (b.an)