Një shtetas nga Prizreni është grabitur në Ksamil, pasi ai kishte ardhur me pushime. Sipas policisë shtetasi me inicialet R.O, 39 vjeç banues në Prizren, i janë vjedhur në banesën ku rrite me qira një portofol me një sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.08.2017, gjatë natës, në lagjen ”Baxho” Ksamil, shtetasit R.O, vjeç 39, banues Prizren, në banesën ku rrinte me qira i kanë vjedhur një portofol me një sasi të konsiderueshme eurosh, dollarësh dhe franga zvicerane dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
a.ç