Në orët e para të mëngjesit të sotëm, anija shqiptare “Oriku” e cila është pjesë e operacionit në detin Egje, ka evidentuar 3 gomone me emigrantë, të cilat po lundronin në ujërat greke dhe turke.
Në orën 01:30, nga anija “Oriku” është diktuar një gomone me rreth 50 persona në bord e cila lundronte nga brigjet turke në ato greke.
Operacioni për gomonen e parë u vijua nga anija Oriku derisa emigrantët u morën nga autoritet greke, ndërsa për gomonen e dytë nga anija e “Frontex”.
Në orën 04:35, nga anija u diktua një gomone e tretë, e cila u mbajt nën vëzhgim në rajon dhe u njoftua “Frontex” dhe Roja Bregdetare Greke.
Anija e Frontex mori personat në bord, gjithsej 53 persona, nga të cilët 16 fëmijë, 13 gra, 24 burra me shtetësi irakiane, iraniane dhe afgane.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, operacionet përfunduan me sukses, pa probleme dhe gjatë zhvillimit të tyre nuk pati të mbytur apo të lënduar.
Të gjithë emigrantet e shpëtuar u morën nga autoritetet greke dhe europiane të “Frontex” për procedurat e mëtejshme të verifikimit.