Pepe Mel ka bërë shaka me Manchester Unitedin e Barcelonën. Trajneri i Deportivos, Pepe Mel, është tallur me Barcelonën dhe Manchester Unitedin, pas humbjes 3:0 nga Real Madridi.
Pas ndeshjes, Mel tha se skuadra e tij u tregua shumë më e rrezikshme ndaj Realit se Barça e United, ndaj të cilave “Los Blancos” fituan Superkupën e Evropës dhe atë të Spanjës.
“Mos të harrojmë, u përballem me kampionin e Champions League dhe disa trofeve tjerë të fituara së fundmi.
Ne kishim raste ndaj tyre, por nuk i shfrytëzuam. Humbëm edhe një penalti. Iu shkaktuam më shumë probleme se Barcelona e Manchester Unitedi”, tha Mel, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)