Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e arrestit me burg për Tajar Kazanxhiun, burrin që vrau me sqepar gruan e tij në Lushnje.
Kazanxhiu ka thënë përpara gjykatës se nuk e di se si e ka kryer vrasjen, pasi, sipas tij, nuk ka patur sherr me Natashën.
55 vjeçari ka thënë se i kërkonte falje fëmijëve për krimin që kishte kryer.
“U kërkoj falje fëmijëve të Natashës. Nuk dua të jetoj më”, u shpreh Kazanxhiu.
Avokatja e Tajar Kazanxhiut kërkoi ekspertim psikik për klientin e saj.
a.ç