Përpara se të kryente vetëvrasjen 65 vjeçari ka marrë në telefon të vëllanë, me të cilin kishin afër banesat dhe ka njoftuar për krimin që kishte kryer.
Më pas ishte futur në banesë dhe kishte qëlluar veten, raporton oranews
Halil Lita, 65 vjeç ekzekutoi me automatik bashkëshorten e tij dhe Dije Lita, 60 vjeç dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ata janë gjetur nga policia të vdekur në banesë.
Çifti, prindër të 5 fëmijëve , kanë qenë vetëm në banesë në momentin e krimit.
Pas veprimeve të para hetimore viktimat janë trasnportuar për në morgun e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje
a.ç