Një makinë është hedhur në erë me eksploziv gjatë natës rreth orës 03:40 në lagjen ”Isa Boletini”.
Eksplozivi ishte vendosur në mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të Platon Sinanajt 35 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur dëme në njerëz, por dëme materiale dëmtime, në pjesën e përparme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërsa aktualisht është duke u marrë në pyetje pronari për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.
Por duket se shpërthimi ka qenë një paralajmërim për 35-vjeçarin nga Vlora.
a.ç