Një 50- vjeçar është vrarë në gjatë orëve të vona të natës në qytezën bregdetare të Ksamilit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së mbrëmshme, ku 50- vjeçarit Vangjel Çiko, i është bërë një atentat në oborrin e shtëpisë së tij, si pasojë e të cilit ka humbur edhe jetën.
Policia e Sarandës, e cila ka marrë një telefonat për të shtëna me armë në lagjen “Baxho” të Ksamilit, e ka gjetur 50- vjeçarin te pajetë në automjetin e tij.
Blutë e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe në disa rrugë, ku ka kryer kontroll të automjeteve, janë duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes
Djali i viktimës i dënuar për vrasje
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi i biri i viktimës, Dhimitër Çiko, i cili është i dënuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur në 24 shtator 2014.
Për vrasjen e Aleksandër Bardhit përveç Dhimitër Çikos, është dënuar edhe Amarildo Lame, ndërsa Albi Xhezahiri, i dënuar në mungesë si një prej autorëve të ngjarjes, është ende në kërkim.
Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, ka qenë vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kacinar të Mirditës, Petrit Bardhi.
Ai është gjetur i vrarë nga një i afërm i tij anës rrugës në një kanal. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është qëlluar me armë zjarrit të tipit automatik.
Pas arrestimit të Çikos dhe janë gjetur në banesën e Albi Xhezahiri, tre armët tip “kallashnikovë” të cilat ishin përdorur për vrasjen e Badhit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen ”Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.
a.ç