Njohës i pozicionit së serbëve jashtë Serbisë, siç e prezanton agjencia serbe e lajmeve tanjug Aleksandar Çotriqin është shumë i shqetësuar me pozitën e serbëve në Shqipëri e Kroaci.
“Në Shqipëri e në Kroaci pozita e pakicës kombëtare serbe është skajshmërisht e keqe”, ka thënë ai, transmeton Koha .net.
Ai ka shtuar se jashtë Serbisë, në tetë vende të rajonit, jetojnë rreth dy milionë serbë.
“Hyrja në Bashkimin Europian është mënyra më e mirë e ruajtjes së rreth 2 milionë serbëve që jetojnë jashtë Serbisë”, ka thënë Çotriq i cili ka theksuar se të drejtat e serbëve në Rumani e Hungari janë të mbrojtura mirë. (b.an)