Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mos prezenca e tyre nëpër vazhdimin e seancave konstitutive ka qenë në të mirë të vendit.
“Kemi pas mundësinë me u kthy në seancë me 61 vota, por është krijuar një situatë e re më gjithëpërfshirëse te pozicioni i AKR-së dhe i kemi dhënë kohë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se këtë e kanë bërë me kujdes të madh por që arsyetohet, sepse në mandatin e tyre do të kenë përfshirje më të gjerë në qeverisje.
“Nuk do t’i humbin më kohë vendit. S’jemi të kënaqur që ka ndodhur por po arsyetohet sepse do te kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje”, ka përfunduar ai, përgatiti Koha. (b.an)