Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, teksa pas një konflikti mes tyre dy persona janë plagosur me thika.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Njëri prej të plagosur është identifikuar si Alban Baxheri, banues në lagjen 4.
Ai ka marrë një goditje në kraharor dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës.
Ndërsa personi i dytë është mjekuar në spitalin e Sarandës. /b.d