Kryeqyteti i Spanjës, Barcelona, një nga vendet më të preferuara për turistët nga mbarë bota u godit dje nga një sulm terrorist, që la pas 13 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Sulmit të frikshëm, duket se i ka shpëtuar për fije një grua shqiptare me foshnjën e saj.
Ajo thotë se të dyja, nënë e bijë i kanë ndarë vetëm 30 sekonda nga vdekja. Mesazhet rrëqethëse dhe videot pas pak sulmit gruaja shqiptare e quajtur Romina Dervishi i ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook, shkruan Balkanweb.
Romina Dervishi ka qenë e pranishme me foshnjën e saj në “Las Ramblas” dhe në ato momente ka hyrë në një dyqan. Ajo falenderon Zotin që mundi të shpëtojë.
“Kam shpetu per 30 sekonda. Mos te kishim hyr ne dyqan kisha vdek me gjith gocen 1 muajshe”,- shkruan ajo