Terroristi Driss Oukabir, i arrestuar sot nga antiterrori spanjoll duket se ka qenë i frymëzuar edhe nga një reper shqiptar.
Bëhet fjalë për Noizy-n, shkruajnë mediat spanjolle. Ai madje ka postuar në profilin e tij në “Facebook’ këngën e Noizy-t me Kallashin, AK-47.
Pak minuta pas arrestimit, profili i tij është mbyllur. Sulmi në Barcelonë me furgon i mori jetën 13 personave dhe plagosi mbi 20 të tjerë. Deri tani, përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik. /b.d