“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist në Barcelonë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah Spanjës kundër terrorizmit”.
Ky është mesazhi i ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale.
Bushati ka dënuar kështu sulmin terrorist që i mori jetën të paktën 13 personave në Barcelonë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Më herët ambasada shqiptare në Madrid ka konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas shqiptarë. /b.d